Aksidenti tragjik, një i ri shqiptar humb jetën në Itali

07.05.2017 08:11:58
Një i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në rrugën “Trento” në Parma. Siç shkruajnë mediat italiane, i riu shqiptar 35 vjeç, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, po udhëtonte me makinën e tij, kur ka humbur kontrollin.

Ai është përplasur me një makinë që po vinte përballë tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pak minuta pas orës 20:00.

Menjëherë atij i është dhënë ndihma e parë duke u dërguar me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ka humbur jetën.

Sipas policisë, dyshohet se shqiptari ka pësuar goditje nga ndonjë sëmundje para se të ndodhte aksidenti i rëndë. E pikërisht në bazë të këtyre, policia thotë se shqiptarit i ka rënë infarkt, gjë që ka sjellë dhe aksidentin.

Gjithsesi do të jetë autopsia që do të zbardhë shkakun e vërtetë të vdekjes.