Akullorja – të vërtetat dhe lajthitjet

04.08.2017 23:33:20

Besohet gabimisht se akullorja mund të shkaktojë ftohjen dhe inflamacionin e fytit.

Akulloren mund ta konsumojnë edhe pleqtë, edhe të rinjtë, por edhe në këtë rast ekzistojnë kufizimet.

Për shkak të sasisë së madhe të sheqerit, nuk u rekomandohet diabetikëve. Edhe të sëmurëve nga mëlçia, për shkak të vezëve dhe yndyrave që ka në përbërje, nuk u rekomandohet akullorja, por as personave me peshë të madhe trupore.

Por, as fëmijëve pa i mbushur një vit nuk duhet t’u jepet akullore, si edhe as personave që kam problem me tretjen, transmeton Telegrafi.

Si t’i rezistojmë akullores?

E vështirë, por megjithatë duhet pasur parasysh se ekzistojnë disa lajthitje, nga të cilat më e madhja është ajo e cila flet për atë se si akullorja është e rrezikshme (për shkak se është e ftohtë) dhe në këto ditë të nxehta gushti mund të shkaktojë ftohje, madje edhe inflamacion të fytit.

Është e qartë se akulloren nuk duhet futur në gojë në sasi të mëdha, por nëse konsumohet ngadalë duke u kënaqur, akullorja shkrihet që në buzë, andaj që aty e humb sasinë e madhe të ftohtësisë.

Duhet rikujtuar se nuk është e rekomandueshme që bashkë me akulloren apo sapo ta keni konsumuar atë, të pini pije të ngrohta siç janë kafja apo çaji.

Në qoftë se kujdesin rreth përgatitjes së akullores ia lëmë industrisë, megjithatë nuk bën të harrojmë ata të cilët janë kureshtarë dhe të gatshëm që këtë ftohës veror të organizmit ta përgatisin vetë, pra, në shtëpi.

Këshilla të domosdoshme

Kur sipas dëshirës dhe recetave tuaja përgatisni përbërjen për akullore, para se ta vendosni frigorifer me ngrirje të thellë, është e domosdoshme ta vendosni në frigorifer, në mënyrë që të mos bëhej shumë shpejt, por në faza.

Për akullore më të përshtatshme janë enët e metalta apo ato të aluminit të lëmuar, mirëpo ato tani nuk është edhe e lehtë të sigurohen. Mirëpo, gjithmonë gjenden afër enët e plastikës. Me rastin e zgjedhjes dhe blerjes së këtyre enëve duhet kushtuar kujdes që të kenë fund të gjerë dhe të jenë sa më të cekëta. Kapaku është i domosdoshëm. Këto enë kurrë nuk duhet t’i mbushni përplot, duhet lënë hapësirë që përbërja “të marrë frymë”.

Edhe një herë ju rikujtojmë: më parë në frigorifer, e pastaj në frigorifer me ngrirje të thellë. Duhet të lihet në frigorifer me ngrirje të thellë së paku deri në një orë, e më së shumti 80 minuta.

Nuk është keq që përbërjen ta përziejmë disa herë, sepse duke e përzier eliminojmë paraqitjen e kristaleve të akullta në sipërfaqe, të cilat nuk janë të dëmshme, por nuk janë të hijshme për t’i parë me sy.

Akullore me pemë

Nevojiten: 250 gramë pemë të grira (dredhëza, vishnje, mjedra, mana, kajsi, pjeshkë dardhë aromatike apo boronicë), një gotë ajkë të thartë, 200 gamë sheqer.

Me mikser ose me lugë i përziejmë këto përbërje dhe i hedhim në enë, pastaj i vendosim në frigorifer.

Akullore nga banania

Nevojiten: 2 banane, lëng nga dy limona dhe nga një portokall, 350 gramë sheqer, një gotë ajkë të ëmbël.
Në sheqer hidhet një filxhan ujë dhe zihet shurupi si për ëmbëlsira, pastaj ftohet. Bananet e pastruara shtrydhen dhe përzihen me lëngun e limonëve dhe të portokallit në ajkën e ëmbël.

Përzihet shurupi i ftohur, hidhet në enën për akullore dhe vendoset në frigorifer për ngrirje të thellë.