Alarm për bombë, evakuohet stacioni hekurudhor në Rastatt të Gjermanisë

11.10.2016 12:20:10

Policia ka evakuuar stacionin hekurudhor në Rastatt në jugperëndim të Gjermanisë për shkak të kërcënimeve me bombë.

Siç shkruan Bild, udhëtarët dhe të punësuarit është dashur të largohen nga peronët dhe ndërtesa e stacionit ndërsa është ndaluar edhe trafiku.

Policia ka filluar ta kontrollojë terrenin ndërsa është mbyllur edhe sheshi para stacionit.

Nga Policia bëhet e ditur se janë angazhuar edhe ekspertët për eksploziv dhe qentë.

Policia gjermane dje në Leipcig ka arrestuar një sirian që planifikonte sulme terroriste në Berlin.