Aleksandar Vulinit i ndalohet hyrja në Kosovë

30.01.2017 10:32:24

Ministrit të Punës së Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vulin i është ndaluar hyrja në territorin e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, Bashmir Xhemaj, këshilltari politik i ministrit Enver Hoxhaj.

“MPJ e Kosovës ia ka ndaluar hyrjen në Kosovë, Aleksandar Vulinit e cila ishte paraparë të ndodhte sot”, ka thënë Xhemaj.

Vulin kishte paralajmëruar për sot ardhjen e tij për vizitë në Kosovë.