Raundi i dytë i takimit të nivelit të lartë ku marrin pjesë dy kryeministrat dhe dy presidentët e Kosovës e Serbisë, do të mbahet të mërkurën në Bruksel
Isa Mustafa e Hashim Thaçi, do të takohen sërish me homologët e tyre serbë, Aleksandër Vuçiq dhe Tomislav Nikoliq, më 1 shkurt në Bruksel, shkruan lajmi.net
Këtë takim e ka konfirmuar për tanjug, zyra e Vuçiqit, derisa para dy ditësh zyra e përfaqësueses së lartë të BE-së, Frederica Mogherini, tha se kjo e fundit ka ftuar në takim vetëm kryeministrat.
“Delegacioni serb do të udhëhiqet nga kryeministri Vuçiq dhe presidenti Nikoliq”, e ka konfirmuar zyra e kryeministrit serb.
Takimi i parë i këtij niveli ndodhi më 24 janar dhe u cilësua si mjaft i vështirë nga të dyja palët, por që sipas tyre, u arrit të ulën tensionet e kohëve të fundit ndërmjet Kosovës e Serbisë.