53-vjeçari përplaset për vdekje në rrugën Lezhë-Milot, në kërkim drejtuesi i automjetit

30.01.2017 10:40:34

Trupi i pajetë i një personi është gjetur nga policia në rrugën nacionale Lezhë-Milot.

Burime nga policia lokale bëjnë me dije se viktima është identifikuar si shtetasi me inicialet N.Q., 53-vjeçar, i cili dyshohet se është përplasur për vdekje nga një automjet që më pas është larguar nga vendngjarja

“Policia ka marrë njoftimin se një shtetas i shtrirë është gjetur në rrugë. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore dhe nga hetimet paraprake ka rezultuar se një   mjet për të cilin po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të tij, ka përplasur shtetasin N.Q. , 53 vjeç, banues në Ishull – Shëngjin i cili ka ndërruar jetë“, – sqaron policia.