Aleppo: Forcat qeveritare bombardojnë me bomba me klorinë

07.09.2016 10:05:03

Forcat e Qeverisë siriane janë akuzuar për gjuajtjen e bombave me përmbajtje të klorinës nga helikopterët në Aleppo, duke plagosur 80 njerëz.

Punëtorët vullnetarë të emergjencës thonë se njerëzit vuanin nga vështirësia e frymëmarrjes pas një sulmi në zonën Sukari, shkruan BBC.

Raporti nuk mund të verifikohej. Një hetim nga Shtetet e Bashkuara në gusht ka gjetur se Qeveria ka përdorur klorinë në të paktën dy raste.

Qeveria siriane gjithmonë ka mohuar përdorimin e armëve kimike, transmeton KosovaPress.