Apostolova: Institucionet duhet të formohen sa më shpejt

06.09.2017 16:05:35

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka bërë thirrje sot që sa më shpejt të formohen institucionet e Kosovës.

Sipas Apostolovës, situata aktuale politike në të cilën është Kosova vetëm sa e pengon atë në rrugën drejt zhvillimit.

Këto komente Apostolova i ka bërë gjatë nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit me KQZ-në për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka me këtë rast ka thënë se KQZ do t’i merr të gjitha rekomandimet që dalin nga misioni vëzhgues i BE-së dhe se vëzhgimi i zgjedhjeve vetëm sa e rrit besimin, ndërsa shtoi se nga misionet e huaja presin që t’i dorëzojnë kërkesat e tyre për vëzhgues të zgjedhjeve.