Arrestohen tre persona në Pejë, u kapën në flagrancë derisa detyronin shtetasin evropian t’u jepte gjysmë milioni euro

18.12.2019 18:43:40

Prokuroria Themelore në Pejë, ka mbajt një konferencë të jashtëzakonshme, ku ka treguar për një rast, në të cilin janë arrestuar tre shtetas të Kosovës, të cilët kanë tentuar ta detyrojnë një shtetas të huaj, që t’u paguaj 500 mijë euro.

Në Pejë, u arrestuan tre persona, pasi që dyshohen se kanë tentuar ta detyrojnë një shtetas të huaj që të paguaj gjysmë milioni euro.

Astrit Gashi, prokuror i Shtetit tha se vepra penale “Detyrim” ishte mjaft e komplikuar ngase është bërë ndaj një shtetasi evropian.

“Gjatë këtij vikendi kemi marrë veprime hetimore në një rast i cili ka qenë shumë i komplikuar. Fillimisht është dyshuar ndaj një shtetasi evropian në Regjionin e Pejës disa persona po kërkojnë shumën prej 500 mijë eurove. Pas veprime të ndërmarra në bashkëpunim me policinë në Prishtnë, Prokuroria e Pejës ka arritur të arrestojë tre persona të një shteti fqinjë të cilët janë kapur në flagrancë me qëllimin e tyre që të realizojnë dobitë e tyre pasurore në vlerë prej 500 mijë eurove”, deklaroi Astrit Gashi.

Sa i përket rastit në fjalë,  prokurori Gashi gjithashtu pati një kërkesë ndaj mediave.

“Lus mediat të mos bëjnë publike identitetin e personit të kanosur sepse do të pengonin procesin e hetimit”, deklaroi më tej prokurori Astrit Gashi.

Në këtë konferencë, tregua edhe për një të arrestuar tjetër, që dyshohet për “mashtrim”.