Arrestohet mësuesja e edukatës fizike, u kishte dërguar pesë studentëve foto ku ajo shfaqej lakuriq

05.09.2017 12:58:57

Një mësuese është arrestuar nga policia pasi studentëve të saj, së paku pesë prej tyre, u kishte dërguar fotografi në të cilat ajo dukej lakuriq.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për mësuesen Tracy Miller nga Virxhinia, e cila thuhet se është arrestuar pasi një nga studentët e raportoi një gjë të tillë tek drejtori i shkollës.

Sipas mediave të huaja, mësuesja, një gjë të tillë e kishte bërë për disa muaj.

Mësuesja thuhet se ka pranuar fajin, por policia ka vazhduar me hetimet rreth asaj nëse ajo kishte pasur ndonjë marrëdhënie intime me studentët e saj.

Mësuesja e edukatës fizike është pezulluar nga autoritetet e shkollës deri në përfundimin e hetimeve. /Telegrafi/