Arrestohet në Shkodër 31 vjeçari që kërcënoi bashkëfshatarin

01.10.2016 10:51:40

Policia e Shkodrës ka bërë të mundur parandalimin e një vrasjeje në fshatin Ndreaj, duke shpallur në kërkim një 31-vjeçar. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.30 të së premtes ku janë konfliktuar për motive të dobëta shtetasi M. K dhe Tom Papçi, 31 vjeç.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë është evituar agravimi i ngjarjes. Në vend u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe arma e Papçit. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.  Ndaj 31-vjeçarit rëndon akuza e kanosjes dhe armëmbajtjes pa leje.