Arrestohet një grua rome në Graçanicë

28.09.2016 11:54:04

Policia e Kosovës raporton për një vrasje të rëndë, ku viktimë është një foshnje dy muajshe. Me këtë rast, është arrestuar e dyshuara femër rome.

Ngjarja ka ndodhur në Graçanicë, dje në orët e para të mëngjesit.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante përkatëse. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion ndërsa e dyshuara dërgohet në mbajtje”, shkruan në njoftimin e Policisë.

Kurse dje gjatë ditës është raportuar se trupi i një foshnje dymuajshe është gjetur në pusin që ndodhet në shtëpinë e prindërve të fëmijës, të cilët edhe e kishin raportuar zhdukjen