Autobusi godet për vdekje trevjeçarin në Ferizaj

05.07.2017 10:27:24

Në një aksident trafiku të ndodhur  me 04.07.2017 rreth orës  21:20 minuta në oborrin e stacionit të autobusëve në Ferizaj  , një këmbësor ka humbur jetën.

Sipas raporteve të para, ngasësi i autobusit me targa lokale,  B.P. ( m/sh/k  64 vjeç), fillon lëvizjen e autobusit dhe me rrotën e pasme të anës së majtë godet këmbësorin A.K.(shtetas i R.së Shqipërisë 3 vjeçar)  , me q’rast  viktima  pëson lëndime të rënda trupore.

I lënduari është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor,ku nga mjeku kujdestar kemi pranuar informatën se i lënduari  nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë.

Hetuesit policorë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit janë duke i zhvilluar hetimet lidhur me rastin.