ISIS-i publikon “pamje duke i prerë kokën një zyrtari rus”

09.05.2017 10:59:36
Grupi militant Shteti Islamik ka lëshuar një video që tregon një burrë me kokë të prerë.

Grupi e përshkruan viktimën si zyrtar të inteligjencës ruse, i kapur në Siri.

Organizata Monitoruese SITE, me seli në SHBA, tha se videoja në gjuhën ruse e tregon burrin të veshur në të zeza, të gjunjëzuar në një shkretëtirë dhe duke u bërë thirrje agjentëve rusë të dorëzohen.

Një burrë me mjekër, më vonë, i pret kokën me thikë zyrtarit të dyshuar të inteligjencës, të identifikuar si kolonel Yevgeny Petrenko.

Identiteti i viktimës dhe vërtetësia e videos nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Rusia ka qenë aleate kryesore e presidentit sirian, Bashar al-Assad, në luftën civile të Sirisë.

Ministria e Mbrojtjes e Russië ka thënë se rreth 30 shërbyes rusë kanë vdekur në Siri qysh në shtator të vitit 2015.