B. Dortmund fiton minimalisht me Ingolstadt

18.03.2017 00:39:14

Goli i Pierre-Emerik Aubameyang i realizuar në minutën e 14-të të takimit ndaj Ingolstadit i mjaftoi Borussias së Dortmundit për t’u kthyer te fitorja në Bundesligë pas humbjes së një jave më parë në fushën e Herthës së Berlinit. Sulmuesi gabonez, i cili udhëheq listën e golashënuesve më të mirë në Bundesligë edhe në këtë sfidë rezultoi vendimtar për verdhezinjtë e Thomas Tuchel, që tashmë i bëjne presion Liepzigut për vendin e tretë.

Në fakt Ingolstadi mbeti në lojë deri në fund për të marrë qoftë një pikë, por Matip në të 19-ën dhe Mathew Leckie  në minutën e 27-të nuk arritën ta conin topin në rrjetë. I pafalshëm në fakt edhe gabimi i Erik Durm, që në një distancë farë të afërt e dërgoi topi mbi tra. Edhe gjatë pjesës së dytë pati raste në të dyja portat, por rezultati mbeti i minutës së 14-të, pra 1-0 për Dormundin.