Me delegacionin e Bankës Botërore u dakorduam për projektet e ujitjes së tokave bujqësore në Kosovë.
Përveç projektit të kanalit të Ibër-Lepencit, Banka Botërore do të fillojë rikonstrumin e rrjetit të Radoniqit për ujitje të tokave bujqësore.
Për momentin është në proces të ratifikimit marrëveshja për projektin e kanalit të Ibër-Lepencit në vlerë 22 milion euro, ndërsa marrëveshja tjetër për financimin e projektit për ujitjen e tokave bujqësore është në fazën përfundimtare të negociatave.
Këto projekte në ujitje dhe subvencionimi rekord që po i bëjmë bujqësisë do të rrisë prodhimin vendor dhe zëvendësoj mallrat bujqësore që sot vijnë nga jashtë vendit”, ka njoftuar sot, Ministri i Financave, z. Avdullah Hoti.






































