Basha: Hungaria, mbështetëse e Shqipërisë për integrimin

18.11.2016 12:22:40

Kryetari demokrat Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë Peter Szijjarto. Pas takimit, në një prononcim për mediat Basha deklaroi se Hungaria do të ofrojë mbështetje për integrimin e Shqipërisë. Ai shtoi se do të vazhdojë të kërkojë zbatimin e dekriminalizimit dhe luftën kundër drogës.

“Hungaria është mbështetëse e Shqipërisë në rrugën e integrimit dhe unë kërkova vijimin e kësaj mbështetjeje”, tha Basha.

Ndërsa ministri i Jashtëm i Hungarisë theksoi: “Jam i lumtur që Partia Demokratike është e angazhuar për integrimin evropian të Shqipërisë. Jemi një partner i vërtetë i Shqipërisë dhe jemi të lumtur që qeveria dhe opozita janë në favor të integrimit”.