Lavrov: Ushtria ruse nuk ka ndërmarrë sulme në Alepo

18.11.2016 12:32:08

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, thotë se me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka diskutuar për Ukrainën dhe për “të gjitha aspektet” e Alepos, përfshirë bombardimim e ripërtrië të këtij qyteti.

Por, duke folur para reporterëve pas takimit ballë-për-ballë me zotin Kerry, gjatë samitit të bashkëpunimit ekonomik Azi – Paqësor, dje në Peru, ministri Lavrov i ka hedhur poshtë pohimet se ushtria ruse ka ndërmarrë sulme ajrore në Alepo këtë javë.

“Forca jonë ajrore dhe forca ajrore e Sirisë vetëm veprojnë në provincat Idlib dhe Holms, për parandalimin e militantëve të Shtetit Islamik për të hyrë në Siri, derisa largohen nga Mosuli,”, tha Lvrov.

Forcat amerikane dhe ato irakiane janë në mes të fushatës për largimin e militantëve të IS-it nga qyteti irakian, Mosul.

Grupet monitoruese thonë se nga sulmet ajrore dhe ato me predha në pjesën e Alepos, që është nën kontrollin e kryengritësve, këtë javë janë vrarë dhjetëra vetë.

Ato thonë se bombardimet janë ripëtrirë më 15 nëntor, pas pushimit prej katër javësh, dhe duket se është përshkallëzimi më i gjërë ushtarak i forcave qeveritare siriane kundër kryengritësve.