Bëhet e ditur ora në të cilën publikohen rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë

08.11.2016 21:49:40

Ka qenë një kampanjë e gjatë elektorale për zgjedhjet në Amerikë, por rezultatet e këtyre zgjedhjeve mund të bëhen të ditura shumë shpejt.

Hillary Clinton, raportojnë mediat amerikane, është në epërsi ndaj Donald Trumpit dhe nëse gjërat shkojnë me korrektësi, atëherë rezultatet do të bëhen të ditura në orën 11 të natës, me kohën amerikane, ndërsa në Kosovë diku rreth orës 5 të mëngjesit.