Behram Syla, Becki im e Capi i Sadri Metës

11.02.2018 09:57:56

Nga Sinan Kastrati

Vazhdim nga shkrimi në vazhdime “Mahi e mesele të Turjakës së Zatriqit” dhe 
“Në kujtim të mësuesve të e një falenderim për burrat e Panorci e të Rudit”.

Fragmente të zgjedhura nga Ditari im

Një kujtim i shkruar ndryshe nga të tjerët, tregim për Panorcin, për mësuesit e nxënësit … e për vete

Çka ka Panorci e Rudi bukuri natyrore, nuk ka Kosova

Beha e Becki

Çka ka Panorci e Rudi, nuk ka krejt Kosova. Ky do të ishte titulli që do `ja leja shkrimit tim. Kjo ma kujtoj Ramiz Kelmendin kur shkruante për Shkodrën, më 1979 apo 1980 në Rindjen e Prishtinës, “ Çka ka Shkodra, nuk ka bota”.
Sa herë që e përfundoj një shkrim, pasi ta publikoj më bien ndërmend shumë ngjarje, kujtime të mira e nganjëherë edhe të dhimshme por … , por kështu e ka puna e poezisë. E përdora fjalën “poezisë” pasi që “letërsinë” e quajmë nga njëherë me të drejtë edhe “poezi” e imagjinatës ia hapa dyert, le të kullot lirshëm në hapsirë e mote por gjithsesi duhët të shkoj në ecejakjet e mia, rrugët me baltë dimrit e me pluhut verës, në Panorc, në Bubël, Damanek, Lubizhdë e në TURJAKË, aty ku flejnë MUZAT e mia e në Bjeshkët tona, te Guri i Madhë, te Gropa Rrumullake, te Gropa e Gatë, te Selishtat aty ku luanim qabanët me shtaga, Haxhi Dina e Ramiz Hasani, Rexhep Shaqa e Jakup Balia, Vefajë Sadria e … e luanim me shtaga te thanës, G… e Teze, te Ledina e Sylë Rexhepit, te Fundi i Gradinës, aty ku pushojnë Orët e Zanat e Malit që veç Turjaka e Panorci i kanë … dhe aty ku lumi Mirusha herë ngadalë e qetë e herë furishëm “pushton” livadhet, deri në Bubël për të vazhduar edhe pakë rrugë e me mbërri te ULARICA, që është e njohur edhe si Ujvaret e Mirushës, për të cilën thuhej nga të vjetrit se ka edhe djaj, dreqër, kofshin larg, thonin pleqt për arsye se nuk dëshironim të hypim në gurë e shkembinjë të thepisur që kishte shumë lejthia, dredhëza të egra e bletë, mjaltë, thana …..
Edhe sikur të ishte gjallë Behrami, Beha, ndoshta do ti mbetej hatri që emrin “Becki” ia bashkangjita edhe emrin “Beha”, të dytë shokë e miq.

Balta e Panorcit, më zgjoi herët, në orën 03:00 dhe menjëherë e kërkoja lapsin te shkruaj emrat e Behramit, Beckit e të Capit që i kisha harrua dje ti kujtoj. Dikur e gjeta lapsin dhe një bllok që e mbaj te kryet e nëse më kujtohet diçka, natën nëpër terr zgjohem duke prekur e i kujdeshëm që mos t`ja “prishi” gjumin gruas dhe shkruaj emra e data … .
Fillova me shkruajt, ani pse isha ende në krevet e me sy gati mbyllë. Mundohesha ta gjej se ku e kam llampën por duke i zgjat duart, llampa që e kam te kryet e shtratit, ra në tokë e u thye. Shqyr që nuk e kisha gruan se kish kris kjameti.

 

Shkova me vrap në dhomën e punës dhe fillova të skruaj: -Behram Syla i Lubizhdës, ish mësues i Panorcit, Becki, qeni im besnik dhe Capi i Ademit, tash te Baca Loku- Musli Meta, i ndjerë.

Nëna Nazë e baba Ukë

Në çdo mëngjes, në orën gjashtë zgjohesha dhe haja kaftjall bashkë me babën e me Ademin. E nëna na rrinte te kryet. Baba nganjëherë i bërtiste- Shko te shpija e ajo dilte pa guxuar të flas as edhe ni fjalë. Kështu ishte ajo kohë. Gruaja burrit, nuk ia k`thente fjalën.
Ende pa u nisur për në punë, në Panorc, thirrte te dera e Oborrit Behrami. Ai vinte nga Lubizhda deri te na në Turjakë e mandej bashkë me mua e Ademin e benim rrugën bashkë, të tretë për në Panorc, nëpër malet tona, nëpër Dushkaja, Llokma e Gradinës, Lugin e Asojave, Qafen e Gradinës, Garaqva e deri sa hynim në Panorc.

Becki, qeni i Sinanit

Nganjëherë ndodhte që Behrami vonohej, atherë unë e Ademi nisheshim vetë.
Becki, qeni im i dashur , na përcillte deri sa hynim në mal e atherë i thoja me dashamirësi Beckit tim, -Kthehu Beck, te shpija! Ai e ulte bishtin, si shenjë që jam i detyruar të dëgjej urdhërin sepse edhe unë dua të vije me juve. Kështu më dukej se më thoshte Becki. Eh, Becki. Në katund të gjithë i thonin : Becki i Sinanit. Për Beckin kam shkruajt shumë tregime e vjersha por ato mi ka marrë UDBA Jugosllave, fletoret e mija, disa gjera personale dhe … këngët, katër bobina e fotografitë, me shumë 100 copa.

Musli Meta, qabani plak me dhi e Capi i Ademit

Posa dilnim nga dyert e Aborrit, e takonim Musli Metën me dhi. Ai i kishte afro 40, 50 copa dhi dhe dilte me to në Bjeshkë me i kullotë. Cjapi i madh, i shkonte per mas. Ai Cap ishte i joni, i Ademit, vëllait tim më të madh por Musli Meta u bë marak dhe Ademi ia dha sepse kishte më shumë se 50 copa dhi e ne, sa më kujtohet i kishim pakë dhi e disa ballica (Buall-ica). Po ai Capi, nuk shkonte me Dhi por dëshironte të rrije me ne, me njerëz sepse e njihte vehten si më të privilegjuar e nganjëherë, sidomos fëmijët edhe i “vrante me brina”. Si më shihte mua, vraponte mos kam bukë apo kallamoq me i dhënë. Atherë, unë ia hija me dorë në Bôth Capit, që të shkoj. Capi i bënte turr Baca Lokut,e i mshonte me brina në shpinë Baca Lokut, kështu i thonim Musli Metës. – O mâ bre ti djalë mas ma nguc Capin! Dhe hajt e hajt edhe me Bacën Musli shkonim deri diku e pastaj ai iu bërtiste dhive me e ndërrua drejtimin duke iu hi ngapak me thupër e duke bertitur që ta dëgjojnë edhe të tjerat dhi. Ai më shpesh i qonte dhitë kah Vrella ose kah Balli i Kerrshit deri t Kasum Patoki e ne me Ademin vazhdonim rrugën. Ademi nuk folte e unë gjatë gjithë rrugës e ngucsha me fjalë. Por ai atherë nuk ma k`thente fjalën.

Kur ishte Behrami me ne, rrugës së gjatë, natyrisht këmbë gjithmonë, rrugën e bënim e koha shkonte “si me kali” duke bisedua e mahitë.

Behrami edhe pse “paqariz”, frigohej shumë nga qentë prandaj edhe vinte me neve. Por unë edhe më shumë ia shtoja “tutën” duke e lënë vetë nganjëherë në mal. Hyja në mal ose e ndërroja rrugën, shkoja kah Kerrshi i Sylymanit mëshifesha e Ai më thirrte me zë të lartë, si në Mal më.

Dhe keto fjalë mallengjimi i thash sepse kam MALL për at kohë, për ato rrugë deri në Panorc, për ata njerëz e për Qenin tim Besnik, Beckin, për Capin tim, që ma kujton Capin e Vraninës, për Behramin i cili kishte vdekur dhe për të cilin atherë e tash kam shumë kujtime. Behramit i kërkoj FALJE se shumë e kam mundua, e kam “tut” dhe e kam “driblu pa top”.

Becki ka cof. Suedezët thonë, “ka vdekur”, nuk e kanë fjalën nënçmuese “cof” e Capin sigurisht, Baca Loki e ka pre ndonjë festë ndersa Behrami ka vdekur.

Kur hynim në Panorc, na dukej vetja si fitimtarë, sikur të kishim qenë në ndonjë “betejë” e tash ktheheshim triumfalisht. Të parin që e shihnim para dyerve, ishte Asman Pajaziti i Panorcit, nip i Shaban Shaqës nga Turjaka. Ai na përshëndeste me fjalët më të ëmbëla: – O dajë, a munu qut !

Pastaj shihnim edhe katundarë të tjerë, “të rruar e të parruar”, duke i lshua lopt, dhentë e djhitë.

Kur afroheshim të Prroni i Panorcit që e ndante katundin në dy pjesë, Hisen Derguti i kishte l`shua lopët e në dorë e kishte një shtagë shkoze e në dorën tjetër një copë bukë me djathë. E hante bukën e gjave iu bërtiste “hajt, hajt!.

Në pjesën tjetër të katundit, më së shpeshti e takonim njeriun shumë të popullor, tam që i ka hije Panorcit, e ai ishte Halil Amrushi. Edhe ai i qitke lopt deri në Grap. Nganjëherë kur kthehej nga Grapi Halili, te dritarja e shkollës më zë të lartë i thonte Kamerit – O kamer, a pat ngojnë fmija!

Mandej, rrugën e vazhdonim duke u përshëndetur me katundarë. Nganjëherë ndodhte që ndonjë grua ose vajzë qëllonte në rrugë, kur na shihte neve kt`hehej me të shpejtë kah kishte ardhur dhe mbyllte derën me forcë sikur ajo të ishte fajtore apo me vrap hynte në derën e parë që e kishte më afër. Ne ngjiteshim në maje të katundit aty ku Panorci i kishin vorret e Rudi, lagja tjetër, tash e kishte fitua “statusin” katund, shihej si me pas në pëllëmbë të dorës.

Nuk kishim as 200 metra e hynim në “oborr të shkollës. Oborri i shkollës nuk ishte i rrethuar me gardh prandaj lopt vinin deri te dritarja e kur ishin dritaret të hapura, lopët e shtinin kryet brenda në klasë e nxënësit fillonin me qesh …….

Në të majtë të rrugës, në hyerje të oborrit ishte edhe një barakë e vogël, Ambulanta.

Mbrëmë, pasi e kisha publikua shkrimin, mora shumë letra falenderimi nga Panorci. Ndër ta ishte edhe djali i Halim Kadrisë, ish nxënësi im, Bejtutullahi. Ai më shkruante “Jame Bejtullahi, djali Halim Kadris Desha te pershendes nga zemra e te uroje shendet e jete te gjate per shkrimin qe ke shkrua ne bota sot”
Sa mirë kishte shkruajt nxënësi im.

Dhe edhe këto fjalë që i thash, janë fjalë që që dalin nga thellësia e shpirtit tim për Panorcin e Rudin për ata ish kolegë e nxënës të mi dhe mbi të gjitha, për ata që s`janë më; për Halim Kadri, Kamer Asllanin e Pagarushëve, Behram Sylën e Lubizhdës, për Beckin e Capin tim, për TURJAKËN që edhe në ëndërra e shoh, ashtu siq ishte, me kalldrem në mes të katundit, që nga shpia e Sadri Shaqës në perëndim e deri të ajo e Hasan Sejdisë dhe e Shaban Shaqes, Xhemë Maxharrës, Rexhep Jupës e Asman Metës, në lindje.

Unë që po ju shkruaj jam: Ish biri i juaj, tash i humbur në Suedinë e largët e të ftohtë, ish mësuesi i juaj i dashur, kolegu i paharruar e miku i të gjithë atyre burrave … , Sinan Kastrati.

Nuk desha ta koorigjoj shkrimin. E lash ashtu siq e shkruajta. Fjalët i qita nga goja në letër. E lejova imagjinatën time të shpërthej e të fluturoj te ato shtëpi, ato ledina, male e fusha e varre ku i kam kalua vitet më të mira, më të harshme por edhe më të dhimshme të jetës si i ri e pa rini në Turjakë, Lubizhdë, Damanek, Bubel e Panorc.

Malmö, 11 shkurt 2018