Biden nxjerr urdhrin e ri ekzekutiv: Bllokim pasurie dhe ndalim hyrje në SHBA për persona që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor

09.06.2021 10:00:34

Presidenti i SHBA, Joe Biden ka nxjerrë një urdhër të ri ekzekutiv që përfshin Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor. Urdhri parashikon bllokim pasurie në formë pronash dhe ndalim të hyrjes në SHBA të personave që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

Ky urdhër përfshin ish-vendet e Republikës Jugosllave dhe Shqipërinë. Sipas Biden gjatë dy dekadave të fundit ka pasur minim të marrëveshjeve, institucioneve, korrupsion brenda qeverive dhe institucioneve që kërcënon sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA.

Prandaj Biden thotë se personat që kontribuojnë në:

”1- kërcënimin e paqes, sigurisë, stabilitetit ose integritetit territorial të çdo zone ose shteti

2- përgjegjës ose bashkëpunëtor, ose të përfshihesh drejtpërdrejt ose indirekt në veprime ose politika që minojnë proceset demokratike ose institucionet në Ballkanin Perëndimor

3-të jesh përgjegjës ose bashkëpunëtor, ose të jesh i përfshirë drejtpërdrejt ose indirekt në abuzim serioz të të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor’

4-të jesh përgjegjës ose bashkëpunëtor, ose të përfshihesh drejtpërdrejt ose indirekt në

korrupsionin në lidhje me Ballkanin Perëndimor, përfshirë korrupsionin nga, në emër të, ose të lidhur ndryshe me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, ose një aktual ose ish-zyrtar i qeverisë në çdo nivel të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, të tilla si keqpërdorimi i pasurive publike, shpronësimi i pasurive private për përfitime personale ose qëllime politike, ose ryshfet‘, i bllokohet pasuria dhe i ndalohet hyrja në SHBA.

Vetëm disa javë më parë SHBA shpallën ‘non grata’ Sali Berishën, ish-Presidentin dhe ish-kryeministrin e Shqipërisë që Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken e akuzoi

për korrupsion gjatë kohës kur ishte në pushteti.

Sali Berisha paralajmëroi se do e padisë në Francë Blinkenin, ndërkohë Presidenti i SHBA Joe Biden e ka bërë prioritet të programit ”Luftën kundër korrupsionit”.