Bislimi i dorëzon Konjufcës raportin për zbatimin e marrëveshjeve në dialogun Kosovë-Serbi

10.06.2021 22:42:39

Një raport për zbatimin e marrëveshjeve të dala nga dialogu i është dorëzuar nga Qeveria e Kosovës, kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca një ditë para seancës së thirrur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Kuvend për të raportuar para vizitës së tij në Bruksel.

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, në emër të kryeministrit Albin Kurti, i ka dorëzuar Konjufcës këtë raport.

Në raportin e publikuar nga Klankosova, jepen detaje të hollësishme për (mos)zbatimin e këtyre marrëveshjeve.

Më poshtë mund ta lexoni raportin: