Blici serb e quan Thaçin padron të drogës dhe trafikimit të armëve e naftës (Foto)

17.04.2017 09:50:49
Mediat serbe vazhdojnë propagandën ndaj figurave politike në Kosovë. Kështu pasi akuzuan për ditë të tëra vëllezërit Ramush e Daut Haradinaj, mediat në shtetin fqinj kanë vendosur të sulmojnë presidentin e Kosovës.  Gazeta serbe “Blic” e ka quajtur Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, padron të drogës dhe të trafikimit të armëve e naftës.

Në ballinën e numrit të sotëm të kësaj gazete është vendosur fotografia e Thaçit dhe titulli “Thaçi – Padron i drogës dhe i trafikimit të armëve e naftës”

Blic pretendon se ka zbuluar detaje të reja “për mafinë shqiptare në Kosovë, të cilat klane kriminale udhëheqin me Kosovën?”.

Në këtë artikull gazeta serbe thotë se ka gjetur fakte të reja për vrasje, ndërlidhje të krimit me politikën, raportet me mafinë në Shqipëri, Çeki, Bullgari dhe Maqedoni.