Bulqizë, plagoset minatori; e zë poshtë masivi shkëmbor

24.10.2016 16:18:23

Një minator në minierën e Bulqizës ka mbetur i plagosur rëndë teka ishte duke punuar. Sipas burimeve, Artan Gjeka, 28 vjeç është plagosur teksa mbi trupin e tij ka rënë një masiv shmëbor në galeri.

Mjekët kanë konstatuar se minatori ka shembje në të gjitha pjesët e trupit, ndaj kanë kërkuar ardhjen e një helikopteri nga Tirana drejt Bulqizës për ta transportuar më pas minatorin në Spitalin e Traumës në kryeqytet.