Daçiq: Nuk e njohim Kosovën, qoftë ky edhe çmimi i Serbisë për anëtarësim në BE

22.01.2018 21:22:28

Ministri i Jashtëm serb, thotë se një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës do të ishte e mirë “në qoftë se ajo do të ishte një zgjidhje e përhershme e marrëdhëniet tona me shqiptarët, por skepticizmi im kjo do të ndodhë e ka bazën në realitet”.

Daçiqi vuri në dukje se “në Perëndim besojnë se deri te zgjidhja e përhershme e këtij problemi duhet të vijë, duke pranuar ne pavarësinë e Kosovës të shpallur njëanshëm”.

“Nëse kjo është pritja e vitit 2018, atëherë kjo është një përrallë, duke përfshirë edhe shpresën se Kosova do të mund të fitojë një vend në Kombet e Bashkuara”, tha Daçiq, për Radio Televizionin e Vojvodinës.

Sipas tij, vendimin për ulësen e Kosovës në OKB nuk mund ta sjell Serbia, “por këtë propozim duhet së pari të kalojë në Këshillin e Sigurimit”.

“Vendimi i anëtarëve të përhershme të Këshillit të Sigurimit do të varet nga pozicioni i Serbisë, kurse Rusia dhe Kina do të respektojnë vendimin tonë”, tha Daçiq.

Duke komentuar paralelen me marrëveshjen në mes të dy shteteve gjermane, Daçiq theksoi se “ata që flasin nuk mendojnë për bashkimin e Serbisë dhe Kosovës as për rezultatin e procesit, por për njohjen tonë të shtetësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme”.

“Atyre ju intereson që ne vetëm të njohim subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës, për t’i dhënë atyre një vend në OKB, por ne duam një zgjidhje të përhershme dhe të mos paragjykojmë se çfarë do të ndodhë pas njohjes sonë. Kjo është absolutisht e papranueshme për ne”, tha Daçiq.

Ai thekson se është i sigurt se kështu mendon edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.