Diellza Kolgeci vazhdon të mahnitë edhe në “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 3”

21.08.2016 21:42:28

 

Ikona e bukurisë Diellza Kolgeci, pa dyshim se mes tjerash mbahet mend edhe për rolin e saj në filmin ‘Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna’.

Suksesi i pakontestueshëm u ripërsërit në vitin 2012 me pjesën e dytë të filmit ku sallat e kinemave u mbushën përplot në dy termine, siç ndodh rrallë.

E rradha është për një tjetër pjesë, atë të tretë, xhirimet e së cilës kanë nisur së fundmi në Rugovë.

Modelja Aurela Hoxha vjen si prurje e re, teksa Florian Agalliu rikonfirmohet në rol filmik, transmeton Prive.

Por, ajo që nuk e kemi parë deri sot, ishte ‘qershia mbi tortë’, Diellza Kolgeci, që s’kishte se si të mungonte në xhirime.

Në një prej fotove të fundit, ajo ‘sfidon’ bukurinë e natyrës me sensualitetin femëror e veshur thjeshtë në të kuqe.

Ndryshe, frytet e kësaj pune kolosale pritet t’i shijojmë pas disa muajsh xhirime dhe montazhë në projekt.

diell