Digjen rreth 70 për qind e pyjeve të pishës

05.08.2017 11:17:52

Tanimë zjarri në afërsi të fshatit Trebovlje të Makedonski Brodit vazhdon për ditën e 14-të dhe asesi nuk mund të lokalizohet, ndërsa mbrëmë është djegur për herë të dytë një pjesë që veçmë ishte shuar.

Zjarri po përhapet drejt fshatrave Fojnik dhe Rastesh, ndërsa në rrezik është edhe Bresti.
Nëpër Malin e Thatë zjarri mund të përhapet edhe drejt rajonit të Tetovës.

Në terren vazhdojnë të veprojnë Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Qendra për Menaxhim me Krizat, Armata e RM-së dhe banorët vendas.
Vlerësimi fillestar për dëmin e shkaktuar nga zjarret është se më shumë se 70% e pyjeve të pishës janë djegur nga zjarri që vazhdon të përhapet.

Zjarret vazhdojnë edhe në rajonin e Shkupit, te fshatrat Oreshan dhe Radushë. Nv zjarr janë rreth 100 hektarë të pyjeve me drunj të shkurtë në afërsi të fshatit Oreshan. Nën rrezik vazhdojnë të jenë edhe shtëpitë dhe pushimoret ndërsa banorët kanë mbrojtur bagëtinë e tyre.