Vritet një person në Ferizaj

28.02.2018 19:45:51

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Në një prononcim për Gazetën Express, Gashi ka thënë se bëhet fjalë për një të vrarë me armë zjarri, ndërsa viktima është mashkull, i moshës së re.

Tash për tash nuk dihen detaje të tjera për rastin. Policia aktualisht ndodhet në vendin e ngjarjes, duke zhvilluar hetimet