Nëna e pashpirt rrah brutalisht të bijën pesëvjeçare, të cilës ia shkul flokët dhe e kërcënon me thikë në fyt (Foto/Video, +18)

05.12.2016 21:21:44

Një nënë e pashpirt ka kërcënuar të bijën e saj pesëvjeçare me prerje të gjuhës me thikë, nëse nuk arrin të flet bukur sikur bashkëmoshatarët e saj.

Një video e postuar në internet ka shokuar botën, në të cilën shfaqet momenti kur gruaja godet me shkop të drurit të bijën e vet, të cilës më pas ia shkul flokët derisa ajo nuk mund të ndalonte lotët nga dhimbja.

2

Por ngjarja nuk përfundon me kaq, pasi ajo është filmuar duke kapur për fyti vogëlushen të cilën e kërcënon se do t’ia pres gjuhën me thikën që po mbante në dorë.

3

Sipas medieve ndërkombëtare, ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Samut Prakan në pjesën qendrore të Tajlandës, ku fqinjët e kishin filmuar gruan duke ushtruar dhunë fizike ndaj vogëlushes së pambrojtur.