Diplomati Agim Nesho u shpreh se “Ballkani i Hapur” është një gabim i madh që po bënë Rama pasi shoqëria serbe është nacionaliste.
Nesho u shpreh se sipas tij arsyeja pse Kurti nuk pranon të jetë pjesë e “Ballkanit të Hapur” është pasi ai është më realist.
“Rama kërkon të bëjë diçka, por në politikën e jashtme duhet të kesh një eksperiencë.
Duke u pirur nga ideja për të krijuar një paqe, Rama bën gabimin e madh dhe bie viktimë ku vetë shoqëria serbe dhe Vuçiç është pjesë e nacionalizmit të vjetër serb.
Në vitet 2000 kur diskutohej për të gjetur një zgjidhje, prapë nacionalizmi serb ka qenë aq i thellë sa quhet nacionalizëm i egër primitiv dhe vetë serbët kanë patur një plan për të hyrë në politikën e ndërkombëtare.
Atë që thotë Vuçiç që në politikën e shkuar të ketë një “win win” që secili të fitojë gjithçka.
Mua më duket se Rama ka rënë pre e një plani të serbëve i cili i shërben nacionizmit të ri serb për t’iu rikthyer dominimit ballkanik. Sepse ndjenja e dominimit ballkanik e ka shoqëruar gjithmonë ata.
Në këtë kuptim duket që nuk jemi të barabartë dhe mendoj që zoti Kurti është më i fokusuar në projektin që ka, më realist dhe kjo gjë në kushtet reale dhe në një kohë që vetë Serbia thotë që unë nuk e njoh Kosovën. Ai me të drejtë mban një pozicion më realist.”, u shpreh Nesho në MCN TV.