E goditi rrufeja, por e shpëtoi ajo që ka në dorë

16.08.2018 13:19:21

Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Një 13-vjeçar i ka mbijetuar për mrekulli goditjes vdekjeprurëse të një rrufeje, sepse në dorë mbante një skatebord.

Josia Wiedman po luante me një shok kur mbi të u shkarkua rrufeja. Ai u mbrojt nga forca e plotë e valës elektrike, sepse kornizat metalike të skateboard-it e shkarkuan energjinë e lëshuar në tokë.