E mbushte veturën me naftë dhe nuk paguante, arrestohet serbi në Kllokot

09.04.2019 12:55:51
Të hënën është arrestuar një serb në Kllokot.

I njëjti në një pompë të derivateve,  kishte mbushur veturën zyrtare me derivate në sasi prej 60 litrave, ndërsa në faturë ka kërkuar që të shënohen 70 litra, njofton raporti policor.

Pastaj i dyshuari me një veturë private ka shkuar në pompë dhe kishte mbushur 10 litra,  të cilat nuk i kishte paguar.

Dyshohet se personi në fjalë këtë vepër e ka bërë në vazhdimësi. Me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.