Rrëmbehet vajza në Pejë, dërgohet në Gjakovë

09.04.2019 13:08:30
Gjatë ditës së djeshme në Pejë është raportuar për një rast të rrëmbimit.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një person i cili nga vetura e dëshmitarit, me forcë e kishte nxjerrë një femër të cilën më pas e kishte dërguar nga Gjakovë.

Megjithëse tek viktima nuk janë vërejtur lëndime të dukshme, e njëjta është dërguar për ekzaminim mjekësor.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.