Ligji i Sheriatit: Gruaja rrahet me kamxhik derisa humb vetëdijen, akuzohej për seks jashtëmartesor (Foto/Video, +18)

10.02.2017 21:07:05

Ligji i Sheriatit çdo ditë e më shumë është duke u aplikuar në vende të ndryshme të botës, që kryesisht janë të banuar me myslimanë.

Këtë gjë më së miri e dëshmon një video e publikuar së fundmi, ku një grua rrihet aq keq me kamxhik sa që në një moment humb vetëdijen nga goditjet e forta.

Videoja është filmuar në provicën Aceh në Indonezi, ku raportohet se 20-vjeçarja Nur Elita është rrahur pasi që ishte zënë duke bërë seks jashtëmartesor me një burrë.

Aceh nuk është provinca e vetme në Indonezi që praktikon ligjin e Sheriatit. Njerëzit shpesh rrihen në publik për bixhoz, konsumim të alkoolit dhe për homoseksual.

Edhe pse videoja është filmuar në vitin 2015, ajo është ripostuar në mediat sociale nga gazetari i Zee News, Tarek Fatah.