E pyet se pse nuk i informoi qytetarët në shkurt për përhapjen...

E pyet se pse nuk i informoi qytetarët në shkurt për përhapjen e coronavirusit, Trump i kërkon gazetares “të qetësohet” derisa i jepte përgjigjen

21.04.2020 15:15:21

Presidenti amerikan Donald Trump, gjatë konferencës për media në Shtëpinë e Bardhë ka pasur një debat paksa të “ashpër” me një gazetare të cilës në një moment i kërkoi të “qetësohet”.

Kur u pyet nga Weijia Jiang se pse nuk i ka informuar qytetarët amerikanë në shkurt për përhapjen e coronavirusit sikur të ishte “vatër zjarri”, Trump i kërkoi fillimisht të di se për cilin medium punon.

Pasi e kuptoi se është nga CBS News, ai filloi t’ia shpjegojë, por kur ajo ndërhyri duke i bërë pyetje tjera, i kërkoi asaj të “qetësohet”.

E ky veprim ka hasur në kritika nga kolegët e Jiang, derisa përkrahësit e Trumpit kanë akuzuar gazetaren se e sulmonte verbalisht pa pasur fakte.