Emergjenca me epideminë/ Mister në Rusi, bën habi fakti që ka pak të prekur, por ndërkohë po ndërtohen spitale në stilin kinez

17.03.2020 16:11:21

Rusia për momentin mbetet enigmë. Qëkur ka shpërthyer epidemia ka regjistruar shumë pak raste dhe ka evituar masat drastike të ndërmarra nga Kina dhe Europa. Frika, si gjithnjë në këto raste, është që autoritetet të fshehin të dhënat reale.

Nga njëra anë është mundësia që Rusia ka qenë aq e shpejtë për të marrë masa për të përmbajtur virusin, kontroll mbi kinezët duke nisur 23 janar, me mbylljen urgjente të kufirit, mbi hyrjen e avionëve të identifikuar si me rrezik, përfshi Europën, që nga fundi i shkurtit, si dhe testet e ndërmarra me dy faza, nga laboratori “Vektor”, në Novosibirsk.

Kryeministri Mikhail Mishustin mohoi që autoritetet po “fshehin” realitetin e fakteve. Pranë Moskës po ndërtohet një mega spital dedikuar Covid-19.