Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se kanë mbetur vetëm edhe gjashtë orë deri në largimin e murit.
Kompania e cila e ka ndërtuar murin, duke u bazuar në marrëveshjen e arritur mbrëmë, ka marrë urdhër që sonte në ora 02:00 të heq murin.
Siç raporton gazetar i portalit Veriu.info, pranë murit ka forca të shtuara dhe policisë së Kosovës dhe karabinierëve italian.
Po ashtu situata po monitorohet edhe nga EULEX-i përmes veturave në lëvizje. Veprime të njëjta vrojtuese po bëjnë edhe serbët përmes një xhipi të bardhë, i cili çdo pesë minuta po kalon pranë murit./Veriu.info







































