Foshnja 7 muajshe humbi jetën pasi u ‘harrua’ në makinë nga babai

25.06.2017 21:48:09
Një djalë 7 muajsh është gjetur u vdekur në makinën e babait të tij në Houston.

Justin Huynh ishtë lënë në ulësen e pasme të makinës për 10 orë pasi babai i tij shkoi në punë dhe e harroi, shkruan The Houston Chronicle.

Kur nëna e fëmijës raportohet t’i ketë telefonuar atij për të pyetur për foshnjen, ai e kishte gjetur djalin pa shenja jete.

Temperaturat ishin të larta në atë pjesë të vendit. Babai u intervista nga policia por u lirua deri në vazhdimin e mëtejmë të hetimeve.