Fotografohet helikopteri rus duke transportuar UFO në Siri

10.08.2016 13:11:25

Kohëve të fundit në internet është postuar një video, në të cilën shumë njerëz pretendojnë që shohin një Objekt të Paidentifikuar Fluturues, që njihet si UFO, duke u transportuar në qiellin e Sirisë.

Në bazë të dëshmitarëve, një numë ri madh aeroplanësh ushtarakë dhe helikopterësh kanë qenë në qiell gjithashtu, të cilët duken sikur po e përcjellin fluturaken që transportonte UFO-n, transmeton kosovasot.

Video është incizuar nga një banor sirian, i cili ishte zgjuar nga gjumi nga zhurma e shkaktuar nga aeroplanët ushtarakë dhe helikopterët, andaj më ta parë se çka po ngjiste në hapësirën ajrore afër shtëpisë së tij ai menjëherë e kishte marrë një pajisje për incizim, para se ta postonte videon ‘online’.