Gecaj takon ambsadorin e Hungarisë në Kosovë

22.02.2017 16:47:13

 

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj, priti sot në takim e Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, z. Laszlo Markusz , me të cilin biseduan për bashkëpunimin ndër-shtetëror mes Republikës së Kosovës dhe Hungarisë për çështjet me interes të përbashkët.

Zëvendësministri Bajram Gecaj falënderoi ambasadorin hungarez, z. Laszlo Markusz, për mbështetjen që ka dhënë Hungaria për Kosovën, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në të gjitha projektet me interes për institucionet dhe qytetarët e Kosovës.

Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markuszu, shprehi mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm dhe ritheksoi gatishmërinë e Hungarisë për bashkëpunim të ngushtë me institucionet Kosovës në projektet me interes të përbashkët për dyja vendet.

Në shenjë mirënjohje dhe falënderimi, për të ruajtur dhe forcuar marrëdhëniet mes dy shteteve, Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, z. Laszlo Markuszu, ftoi Zëvendësministrin Gecaj për një vizitë zyrtare në Hungari, përkatësisht në Ministrinë e Punëve të Jashtme për të diskutuar për çështjet aktuale të politikës së jashtme dhe sigurisë në Ballkan dhe më gjerë, organizimin e qeverisjes lokale në Hungari, si dhe qasjen hungareze