Flokë ylber, flokë holografikë, flokë rozë të artë. Kur vjen puna tek modelet dhe ngjyrat e flokëve, 2018-a është pa dyshim viti më divers. Gjithçka mund të ndodhë.
Sidoqoftë, nëse ju ka ardhur në majë të hundës me lyerjet ylber apo gërshetat pas kokës, kini mendjen se mes jush ndodhet një trend i ri: gërsheti ADN.
Modeli është frymëzuar nga heliksi i dyfishtë, i cili mban gjithë detajet biologjike të kodit tonë gjenetik. Gërshetat u shpikën nga stilistja e flokëve Alexandra Wilson.
Dhe shikoni sa interesant është:
Ky version na kujton Elsa-n nga Frozen ose Daenerys Targaryen nga Game of Thrones.
Në një intervistë me Bustle, Wilson thotë se “doja ta bëja gërshetin me seksione më të vogla, që të dukej i detajuar. Doja të bëja diçka ndryshe, që s’ishte parë më parë.” Dhe ia doli.
Edhe pse ha pak kohë, realizimi i gërshetit ADN s’është i vështirë. Ndiqni videon më poshtë dhe shkepni Instagramin me foto të modelit të veçantë.