Gjatë vizitës së parë në Britani të Madhe, Trump dëshiron të luajë golf me Mbretëreshën

22.01.2017 15:00:52

Donald Trump dëshiron të luajë golf me Mbretëreshën Elizabeth në Balmoral Castle gjatë vizitës së tij të parë shtetërore në Britani të Madhe.

Raportohet se kanë nisur diskutimet që presidenti i ri amerikan të luajë një rund golfi në fushën private në Skoci me Mbretëreshën, sipas The Daily Telegraph, transmeton Express.

Ekipi i Trumpit është duke shpresuar që të bëjë një foto mes tij dhe Mbretëreshës, me qëllim që ta rivalizojë fotografinë e famshme të presidentit Ronald Reagan dhe Mbretëreshës duke kalëruar kuajt së bashku në Windsor Castle në vitin 1982.

Këto propozime janë diskutuar gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm britanik, Boris Johnson, në selinë e qeverisë britanike, javën e kaluar.

“Ai [Trump] nuk dëshiron të bëjë atë që Obama e kishte bërë gjatë vizitës shtetërore në Britani të Madhe,” ka thënë një burim.

“Ai dëshiron të bëjë më mirë,” sipas burimit.

Gjatë një vizite në muajin prill të vitit të kaluar, Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle, drekuan me Mbretëreshën dhe Dukën e Edinburgut.