Gjendet furgoni që dyshohet se u përdor për grabitjen në Rinas

22.07.2016 13:28:14

Policia ka gjetur dhe sekuestruar një automjet tip furgon, të braktisur, që dyshohet se është përdorur nga autorët e grabitjes në Rinas.

Sipas të dhënave të para automjeti, furgon mallrash, tip ford, me ngjyrë të bardhë është gjetur i braktisur në afërsi të Pallatit me Shigjeta në Tiranë, raporton Panorama.