Gjendet një person i vdekur në parkun e Podujevës

05.02.2019 18:55:10

Një person është gjetur i vdekur sot në Podujevë.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 14:00 një informatë se në parkun e qytetit në Podujevë është një person i shtrirë në tokë.Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore si dhe ekipi mjekësor, i cili ka konfirmuar vdekjen e tij. Bëhet fjalë për viktimën mashkull F.E 57 vjeç”, ka thënë për lajmi.net, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Aktualisht hetuesit policorë janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të zbardhur të gjitha rrethanat që lidhen me këtë rast”, ka treguar Ahmeti.