Gjendet një person i vdekur në Suharekë

23.05.2017 19:47:31

Vdekjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Policia e Suharekës ka marrë një informacion se rreth 16:40 një person është gjetur pa shenja jete i shtrirë në rrugë i moshës diku rreth 76 vjeçar, me këtë rast është njoftuar ekipi i emergjencës, ekipi së bashku me mjekun kujdestar kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar edhe vdekjen e tij”, ka thënë Gashi.

Gjithashtu, sipas Gashit, personi që ka ndërruar jetë posedonte me vete një kosë dhe kishte plagë në pjesën e kokës përderisa nuk dihen detajet dhe hetimet janë duke vazhduar nga Policia e Kosovës.

“Sipas raportit të parë bëhet e ditur se personi në fjalë ka pas një kosë me veti dhe janë vërejtur plagë të marra në kokë. Dyshohet se ka qenë duke shkuar në arë, dhe fillimisht theksohet të jetë vdekje e dyshimtë. Hetimet janë duke vazhduar edhe pse është herët të flitet rreth motiveve apo diçka të ngjashme”, ka përfunduar Gashi.