Greqi, arrestohet shqiptari me 89 kg hashash

13.01.2017 21:25:52

Rreth 89 kg kanabis i është sekuestruar një shqiptari në Greqi. Gjithashtu poseduesi i lëndës narkotike është arrestuar  në zonën Kardamitsa, pranë aeroportit të Janinës. Gjatë kontrollit që ushtroi policia në mjetin e tij, u gjetën në portbagazh rreth. Marijuana ishte  e ambalazhuar në 85 pako dhe e futur në dy çanta udhëtimi.

Mjeti që u sekuestruar, është në pronësi të një shtetasi rumun, i cili po kërkohet nga policia. Gjithashtu u sekuestruan dy telefona celularë dhe 150 euro. Ndaj shqiptarit , emri i të cilit nuk bëhet me dije, rendon akuzat e trafikut të lëndëve narkotike.