Spanjë: Arrestohen dy pjesëtarë të dyshuar të ISIS-it

13.01.2017 21:15:35

Autoritetet spanjolle kanë thënë se kanë arrestuar dy persona si të dyshuar se janë pjesë e grupit militant, Shteti Islamik.

Ministria e brendshme spanjolle ka thënë se dy të dyshuarit janë arrestuar në qytetin enklavë spanjoll të Afrikës Veriore, Ceuta.

Ata, sipas njoftimit, i janë nënshtruar një procesi të gjatë të radikalizimit dhe se po i afroheshin pikës ku do të ishin të gatshëm të kryenin sulme terroriste.

Njoftimi i ministrisë nuk ka identifikuar personat e arrestuar.

Ministria, megjithatë ka njoftuar se policia spanjolle ka arrestuar 180 xhihadistë të dyshuar gjatë dy viteve të fundit, një pjesë e madhe e të cilëve në Ceuta.

Ky qytet është në kufi me Marokun dhe ka dalje në Detin Mesdhe.