Haki Rugova: Vrella frymon e gjithnjë do frymojë LDK

16.11.2017 01:41:53

Kryetri i Istogut z. Haki Rugova kërkoj sërish mbeshtetje të vazhdueshme nga antarë e simpatizantë të LDK-së në Vrellë. Ai në një postim në facebook tha se Vrella është vendi ku u vunë themelet e para të LDK, Vrella është nismetare e frymës së LDK-së dhe shtyllë e kësaj Lidhje vazhdon të mbetet edhe me tej.

Rugova falenderon kryetarin e LDK-së z. Isa Mustafa, Gazmend Muhaxherin, deputet, simpatizantë e përfaqësues të degës së Beneluksit për mbeshtejten dhe përkrahjen e gjithëherëshme.

Falenderon Vrellasit që frymojnë gjithnjë LDK dhe u premton së do të jetë bashkë më ta edhe në fitorën e madhe më 19 Nëntor.

Postimi i plotë i z. Rugova në facebook është:

Ishim në Vrellë, në vendin ku u vunë themelet e para të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Istog. Vrella ishte nismëtare e frymës së LDK-së dhe shtyllë e kësaj lidhje vazhdon të jetë edhe sot.

Faleminderit kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, kryetarit të Pejës Gazmend Muhaxheri, deputetëve dhe përfaqësuesëve të degës së Beneluksit për mbështetjen dhe përkrahjen e tyre.

Vrella frymon e gjithnjë do frymojë LDK.

Faleminderit për mbështetjen e vazhdushme.

Bashkë me ju drejt fitores tonë të madhe të 19 Nëntorit.