Mirditë, 15-vjeçari vret me armë aksidentalisht vëllanë

16.11.2017 01:48:40

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në mbrëmje në Mirditë, ku vëllai ka vrarë vëllain nga pakujdesia me armë zjarri.

Burime policore pohojnë se 15-vjeçari me iniciale E.T., ka qëlluar me automatik 12-vjeçarin me iniciale D.T., teksa të dy kanë qenë duke ruajtur bagëtitë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Petoq, ndërkohë policia ka sekuestruar dy gëzhoja në vendngjarje. Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit për ekspertizën e plotë mjeko – ligjore.

Arma e zjarrit automatik si dhe 2 gëzhoja të gjetura në vendngjarje, janë  sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Shtetasi E.T., babai i tij, si dhe  disa persona të tjerë, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë, në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor  në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të  ngjarje