Hodhi babanë në liqen pastaj hëngri tre sufllaqe

26.12.2017 17:16:56

Selman Aliaj tentoi të arratisej pas vrasjes makabre të babait të tij me çekiç në kokë në oborrin e shtëpisë pak ditë më parë.

Krimi i zbulua nga një telefonatë e vëllait të tij në polici pasi kishte konstatuar se babai nuk gjendej në shtëpi.

Në dëshminë e tij, i riu rrëfen se e kishte mbështjellë babai me një tapet dhe e kishte futur në makinë duke e dërguar tek liqeni i Farkës.

Aty ka konstatuar se ai merrte frymë duke e qëlluar sërish me çekiç në ballë.

Pas krimit, ai është futur në një fast food në rrugën e Elbasanit duke porositur sufllaqe për t’u nisur më pas në drejtim të Kukësit ku edhe është ndaluar pas sinjalizimit të vëllait në polici, shkruan albeu, gransmeton Klan Kosova.

Djali ka patur deklarata kontradiktore në polici në lidhje me shkakun e vrasjes së babait.

Më parë ai kishte thënë se vrasjen e kreu pas një debati me babain, i cili nisi kur i ati i kishte thënë se nusen “do t’a ndanin bashkë”.